Wijnaldum i kënaqur me fitoren ndaj Ukrainës

Holanda ka shënuar fitore me rezultat të ngushtë 3-2, ndaj Ukrainës, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në Kampionatin Europian “Euro 2020”.

Kapiteni i tulipanëve Georginio Wijanldum bëri paraqitje të shkëlqyer në ndeshjen e sotme duke e shënuar golin e parë për Holandën.

Wijanldum ka thënë se është lehtësim fitorja ndaj Ukrainës.

“I lejuam që ata të kthehen në lojë. Kjo është diçka që duhet përmirësuar. Por, padyshim se është lehtësim. Mund të luash me baras, 2:2, por më pas mbeteni të zemëruar”, theksoi pas ndeshjes Wijnaldum, ish-futbollisti i Liverpoolit.

Holanda ndeshjen e radhës do të luajë ndaj Austrisë më 17 qershor.