Foto: West Ham United

West Ham United nënshkruan me kosovarin Albian Ajeti

West Ham United ka dhënë njoftimin se kanë nëshkruar kontratë me sulmuesin kosovar me nënshtetësi të Zvicrës, Albian Ajeti nga FC Basel, për një çmim sulmuesit ndërkombëtar të Zvicrës, Albian Ajeti nga FC Basel, për një çmim i cili ende nuk është bërë i ditur.

22 vjeçari bashkohet me ‘Hammers’ në një kontratë fillestare katër vjeçare, me një mundësi për të zgjatur edhe për dy sezone të tjera.

Ajeti, i cili ka luajtur ndeshjen e tij të fundit për fituesit e Kupës së Zvicrës në një fitore kualifikuese në Champions League ndaj PSV javën e kaluar, ka shënuar më shumë se 40 gola gjatë tre sezoneve të kaluara dhe konsiderohet të jetë një nga sulmuesit më premtues të futbollit evropian.

“Jam shumë i entuziazmuar që jam këtu”, tha sulmuesi, i cili do të veshë fanel[n me numr 27. “Është kënaqësi për mua që jam këtu, në këtë klub të madh.

“Pasi ndjeva interesin e West Ham, nuk u desh të mendoja dy herë për të nënshkruar për një klub kaq të madh, tradicional në Premier League. Kjo është një ditë e madhe për mua dhe familjen time.”

Drejtori futbollistik, Mario Husillos është i lumtur që e mirëpret Ajetin në West Ham dhe mezi pret që ta shoh sulmuesin të përparojë dhe të zhvillohet me ‘Hammers’.

Ajeti lindi në Bazel, dhe filloi karrierën e tij me klubin e qytetit në moshën 8 vjeçare.

Ajeti fitoi trofe si i ri, duke luajtur së bashku me vëllain e tij binjak Adonisin, para se të nënshkruante kontratën e tij të parë profesionale në moshën 16 vjeçare, në prill të vitit 2013.

Vetëm tre javë pas ditëlindjes së tij të 17-të, ai debutoi në UEFA Europa League me RB Salzburg në mars të vitit 2014.