Werner i bashkohet Chelseat

Sulmuesi gjerman Timo Werner edhe zyrtarisht iu është bashkuar skuadrës angleze, Chelsea.

Chelsea ka bërë të ditur se ka transferuar 24 vjeçarin nga RB Leipzig, për 53 milionë euro.

Ëerner ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me londinezët e cila do ta mbajë atë në Stamford Bridge deri në vitin 2025.

Gjermani ka thënë se është i lumtur që iu ka bashkuar Chelseat.

“Jam shumë i lumtur që do t’i bashkohem Chelseat në sezonin e ardhshëm”, ka thënë Werner.

Werner i ka bërë 157 paraqitje për Leipzigun duke i shënuar 93 gola dhe 40 asistime.