Werderi mposht Augsburgun, Rashica rikthehet nga lëndimi

Werder Bremeni ka shënuar fitore të rëndësishme me rezultat 2-0, ndaj Augsburgut në kuadër të xhiros së 16-të në Bundesligë.

Gebre Selassie shënoi për 1-0, në minutën e 84’.

Për 2-0, shënoi Agu në minutën 87’.

Në minutën e 90’ Milot Rashica hyri në lojë duke e lënë pas lëndimin që e mbajti për gati dy muaj jashtë fushave të blerta.

Werder Bremeni pas kësaj fitoreje pozicionohet në vendin e 12-të me 18 pikë.

Kurse, Augsburgu në vendin e 11-të me 19 pikë.