Werder Bremen nuk i ndahet humbjeve, mposhtet në shtëpi nga Wolfsburgu

Werder Bremen është mposhtur në shtëpi të vet nga Wolfsburgu me rezultat 1-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 30-të në Bundesligë.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi Wout Weghorst me kokë në minutën e 82’.

Në këtë ndeshje Milot Rashica, ka munguar për shkak të lëndimit.

Kjo është humbja e 17-të e Werder Bremenit pas 30 ndeshjeve të zhvilluara në Bundesligë, duke u pozicionuar në vendin e parafundit me 25 pikë.

Kurse Wolfsburgu pozicionohet në vendin e gjashtë me 45 pikë.