Wenger mund të kthehet te Arsenali

Trajneri francez Arsene Wenger mund të kthehet te klubi i Arsenalit.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka bërë të ditur se ish-trajneri i “topçinjve” mund të kthehet te londinezët bën të ditur “goal.com”.

Arteta nuk ka zbuluar se në çfarë roli mund të kthehet 72 vjeçari.

“Nuk mund të them tani se në çfarë roli mund të kthehet, por ajo që mund them është se do të doja që ai të ishte shumë më afër meje personalisht, sepse mendoj se do të ishte një ndihmë e madhe për mua dhe klubin”, ka thënë Arteta.

Arsene Wenger u largua nga Arsenali në vitin 2019.