Wenger - Bayern, diçka po sillet

Bayern Munich, prej javës së kaluar ka mbetur pa trajner, pas shkarkimit të Niko Kovacit, pas humbjes 5-1, ndaj Eintracht Frankfurtit.

Mediat e njohura europiane shkruajnë për shumë emra që mund ta marrin postin e trajnerit të Bayernit, por më i lakuari ishte ai i Arsene Wenger.

Të mërkurën u raportua se Wenger kishte biseduar me kryetarin e klubit të Bayernit, Karl Heinz- Rumenigge.

Këtë e ka pranuar vet Wenger për “BEIN SPORT”, duke thënë se Rumenigge e kishte thirrur në telefon të mërkurën dhe se ishin dekorduar që të bisedojnë në javën e ardhshme.

“Të mërkurën pasdite Rumenigge më thirri, unë nuk mund të përgjigjsha në atë momente dhe me mirësjellje e thirra përsëri. Ai ishte në makinën e tij duke shkuar në stadium për lojën ndaj Olympiacosit. Ne biseduam katër deri në pesë minuta dhe ai më tregoi që e kishin caktuar si trajner për dy ndeshjet e ardhshme Flickin”, ka treguar fillimisht Wenger.

Po ashtu trajneri francez ka treguar se Rumenigge e kishte pyetur atë nëse kishte interesim që ta merrte postin e trajnerit te Bayerni.

“Ai më pyeti nëse interesohesha për punën e trajnerit te Bayerni. Unë i thash se ende nuk kam ndonjë mendim për këtë. Më duhet kohë që të mendoj për këtë. Ne vendosëm së bashku që të flasim javën tjetër, pasi jam në Doha deri të dielën në mbrëmje. Kjo është historia e vërtetë”, ka thënë Arsene Wenger.