Foto: Facebook nga Feronikeli

Vushtrria – Trepça ’89 përfundon pa fitues (Foto)

Vushtrria dhe Trepça ’89, janë ndarë në “paqe” duke barazuar 1-1, në stadiumin “Ferki Aliu” në Vushtrri, në kuadër të xhiros së dytë në Superligën e Kosovës.

Të parët që kaluan ne epërsi ishin mysafirët në minutën e 17’ me golin e  Ardian Mujan.

Vendasit arritën që ta barazojnë rezultatin në minutën e 30’ me Jasmin Raboshtan.

Pas këtij barazimi Trepça ’89 mbetet në vendin e parë me katër pikë.

Kurse Vushtrria në vendin e 11-të me vetëm një pikë.