Vushtrria kampione e Ligës së Parë

KBF Vushtrria është shpallur kampione e Ligës së Parë në konkurrencën e vajzave.

Skuadra vushtrriase e ka fituar finalen e tretë të “Play –offit”, ndaj United Basketball me rezultat 66-62.

Ndeshjen e parë e kishte fituar skuadra nga Gjilani 85:64, kurse sfidën e dytë skuadra vushtrriase 70:62, pas vazhdimeve.

Vushtrria në gjysmëfinale kishte mundur AA Kerasan Prishtinën, kurse United Basketball kishte eliminuar Junior 06.

Kupën skuadrës fituese ua dorëzoi Komesari i Garave të FBK-së, Faton Kurshumlija.

Vushtrria edicionin e ardhshëm do të luajë në EBC Ligën e Femrave, ku e pret një garë shumë interesante.