Vushtrria e befason Ballkanin në ‘Ferki Aliu’ (FOTO)

Vushtrrria ka shënuar një fitore sensacionale ndaj Ballkanit, me rezultat 1-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 17-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Golin e fitores për Vushtrrinë në këtë ndeshje e shënoi mesfushori Bashkim Shala nga penalltia në minutën e 33’.

Pas kësaj fitoreje Vushtrria mbetet në vendi 11-të me 15 pikë, vend që e dërgon në Ligën e Parë.

Kurse, Ballkani mbetet në vendin e parë me 34 pikë duke u shpallur kampion vjeshtor i Superligës.