Vlora Çitaku: E turpshme pritja e lojtarëve anglezë në aeroport

Ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku, e ka quajtur të turpshëm veprimin e bërë dje në aeroportin “Adem Jashari”,  pasi disa vajza e priten kombëtaren e Anglisë me lule.

Ky gjest nuk u pëlqye shumë dhe pati reagime të ndryshme nëpër rrjete sociale.

Për këtë pritje ka reaguar edhe ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku, duke thënë se ky veprim ka qenë i turpshëm.

Ajo ka shtuar se e ngushëllon fakti që FFK-ja dhe “Dardanët” nuk e kanë prodhuar këtë skenë.

“S’kam qare pa e thanë, ajo pritja në aeroport…e turpshme. Më ngushëllon fakti që Federata e Futbollit të Kosovës dhe ne Dardanët nuk e kemi prodhu atë skenë”, ka shkruar Çitaku.