Vlera e Chiesës rritet në 100 milionë euro

Sulmeusi anësor i Juventusit, Federico Chiesa është duke kaluar në formën e tij jetësore.

23 vjeçari iu bashkua “Zonjës së Vjetër” në vitin e kaluar nga Fiorentina për 50 milionë euro, plus 10 të tjera bonuse.

Sipas “La Gazzetta dello Sport” vlera e Chiesës është rritur në 100 milionë euro.

Italiani bëri paraqitje fantastikë në sezonin e fundit me Juventusin duke e vazhduar formën e mirë edhe me Italinë duke triumfuar në “Euro 2020”.

Chiesa në sezonin aktual është duke kaluar në formë të mirë duke u bërë lojtari kryesor te Juventusi, po ashtu duke luajtur rol të rëndësishëm te Italia.