Vjosa Osmani për triumfimin e Akil Gjakovës: E mira gjithmonë triumfon

Akil Gjakova sot ka shkruar historinë duke e fituar medaljen e artë në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë.

Fitores së Akil Gjakovës i është gëzuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani ka shkruar se talenti, angazhimi e përkushtimi në fund shpërblehen.

“Sot, Akil Gjakova e përfundoi si kampion i Evropës këtë garë. Ju po ia dëshmoni gjithë botës se kur ka vullnet, angazhim, përkushtim e talent, nuk ka barriera e as pengesa që nuk tejkalohen, sepse e mira gjithmonë triumfon dhe puna gjithmonë shpërblehet. Xhudistëve tanë, familjeve që i përkrahën, e trajnerëve që i kalitën ata deri në perfeksionizëm – ju lumtë e bravo që po e ngrisni Republikën tonë drejt majave të Olimpit xhudist!”, ka shkruar Osmani.