
Viti 2021 i Nora Gjakovës dhe Distria Krasniqit
Në vitin 2021, u zhvilluan shumë ngjarje sportive. Por sukseset e Nora Gjakovës dhe Distria Krasniqit patën jehonë të madhe.
Në fillim të vitit 2021, Nora Gjakova fitoi medaljen e bronztë në Katar në kategorinë 57 kg, pasi kishte mposhtur në finale xhudisten Telma Monteiron.
Në muajin mars, Gjakova arriti që të rrëmbente medaljen e artë në Grand Slamin Tbilisit në Gjeorgji, duke mposhtur në finale xhudisten gjeoergjiane, Eteri Liparteliani.
Sukseset nuk u ndalen pasi që një muaj në më vonë Nora Gjakova fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të Xhudos që u mbajt në Lisbonë të Portugalisë.
Në muajin qershor Nora Gjakova ia solli Kosovës medaljen e bronztë nga Kampionati Botëror i xhudos që u mbajt në Budapest të Hungarisë.
Suksesi kryesor për Nora Gjakovën ishte në muajin korrik ku arriti që të fitonte medaljen e artë në Tokio.
Pos Nora Gjakovës, ky vit ishte i suksesshëm edhe për xhudistën Distria Krasniqi.
Krasniqi u shpall kampione e Evropës në muajin prill. Po ashtu sikurse Nora edhe Distria arriti që të fitonte medalje në Tokio.
Ajo arriti që të kurorëzohet me medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Tokio që u mbajtën në korrik të këtij viti.
Në fund të këtij viti Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi u shpallën më të mirat në botë pasi u radhitën të parat në ranglistën botërore të xhudos në kategorinë 48 dhe 57 kg.