Visar Bekaj ftohet nga Kosova për ndeshjet e qershorit

Portieri i Tiranës, Visar Bekaj, është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës për ndeshjet e qershorit.

Skuadra e portierit kosovar ka bërë të ditur se 24 vjeçari nga Prishtina është ftuar për ndeshjet e qershorit.

Kosova më 1 qershor luan ndaj San Marinos, kurse më 4 kundër Maltës, me Guinean më 8 dhe më 11 qershor ndaj Gambisë.