Vinicius Junior tregon se a flet me Benzemën

Sulmuesi i Real Madridit, VInicus Junior, e ka thyer heshtjen duke folur për incidentin me Karim Benzeman.

Karim Benzema në ndeshjen ndaj Borussia Monchen Gladbachit, i kishte thënë mbrojtësit të krahut Ferlan Mendyt të mos e pasonte topin te Viniciusi.

“Ai bën atë që dëshiron. Vëlla, mos luaj me të. Të betohem në jetën e nënës time. Ai po luan kundër nesh”, i kishte thanë Benzema mbrojtësit Ferlan Mendyt.

Vincius Junior, ka thënë se nuk ka probleme me Benzemen duke pasur raporte të shkëlqyeshme.

“Ishte thjesht zhurmë dhe zhurma nuk është për mua. Mes profesionistëve të futbollit ne e dimë shumë mirë se çfarë është. Ka kode që nuk i njihni. Unë dhe Karim nuk jemi vetëm shokë skuadre. Jemi profesiontë dhe e njohim mjedisin ku veprojmë. Marrëdhënia ime me të është e shkëlqyeshme”, ka thënë Vinicius.