Vinicius Junior bëhet lojtari më i ri që shënon gol në një El Clasico në La Liga

Sulmuesi brazilian i Real Madridit, Vinicius Junior ka bërë një paraqitje fantastike ndaj Barcelonës në El Clasico, duke shënuar një gol.

19 vjeçari, pos golit të shënuar e ka thyer një rekord të Lionel Messit.

Junior, ka shënuar gol me 19 vjet e 233 ditë, duke ia thyer rekordin Messit që kishte shënuar në El Clasico në La Liga me 19 vjet e 259 ditë.

Ky rekord vlen për shekullin e 21.