Villarreali në finale të Ligës së Europës

Villarreali është kualifikuar në finale të Ligës së Europës, pas barazimit 0-0, në ndeshjen e kthimit ndaj Arsenalit.

Skuadra spanjolle është kualifikuar në finale falë fitores me rezultat 2-1, në ndeshjen e parë.

Në finale, Villarreali do të takohet me Manchester Unitedin që eliminoi Romën.