Villarreal – Barcelona, starton Griezmanni (FOTO)

Janë bërë publike formacionet zyrtare për ndeshjen Villarreal- Barcelona, që luhet në kuadër të xhiros së 34-të në La Liga.

Barcelonën e pret punë e vështirë ndaj Villarrealit pas barazimit në xhiron e kaluar ndaj Atletico Madridit.

Quique Setien e ka rikthyer Antoine Griezmannin në formacionin startues pas shumë kritikave që pati në xhirot e kaluara.

Përkrah Griezmannit do të luajnë Suarez dhe Messi.

Villarreal – Barcelona luhet nga ora 22:00.