Viktor Kuka i bashkohet Feronikelit

Feronikeli ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit të djathtë, Viktor Kuka.

Kuka i bashkohet skuadrës nga Drenasi, nga Ferizaji i cili luajti në sezonin e kaluar.

30 vjeçari më herët është shpallur kampion me Prishtinën në vitin 2013 dhe me Dritën në vitin 2018.

Kuka ka thënë se është i lumtur që iu bashkua Feronikelit.

“Për mua është një sfidë e re, jam i lumtur që jam pjesë e Feronikelit, klub i cili ka ambicie të mëdha. Nuk është hera e parë që luftoj për titull dhe shpresoj që titullin ta sjellim në Drenas”, ka thënë Kuka për faqen zyrtare të klubit të Feronikelit.