Video: Zhegrova dhe Kasami shënojnë për Baselin

Edon Zhegrova dhe Pajtim Kasami kanë shënuar për skuadrën e tyre Basel në kuadër të Ligës së Konferencës në ndeshjen që ekipi i tyre është duke shënuar fitore me rezultat 3:2 përballë K. Almaty.

Në kohën kur rezultati ishte 2:1, Edon Zhegrova doli në skenë në minutën e 69-të të takimit për të shënuar për 2:2 ndërsa Kasami shënoi në minutën e 73-të të takimit për të rikthyer epërsinë e Basel.

Momentalisht Basel gjendet në pozitën e parë me 11 pikë të grumbulluara pas pesë ndeshjeve të zhvilluara.