VIDEO - Unitedi mposht Villarrealin me golin e Ronaldos në sekondat e fundit të ndeshjes

Manchester Unitedi ka shënuar fitore dramatike ndaj Villarrealit me rezultatin 2-1, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Paco Alcacer I kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 53’.

Alex Telles e barazoi rezultatin në minutën e 60’.

Golin e fitores e shënoi Cristiano Ronaldo në sekondat e fundit të ndeshjes duke ndezur stadiumin “Old Trafford”.

Pas kësaj fitoreje Manchester United mbetet në vendin e tretë me tri pikë.

Kurse, Villarreali në vendin e katërt me një pikë.