VIDEO - Southamptoni shënon fitore ndaj Leedsit me golin e Armando Brojës

Southamptoni ka shënuar fitore me rezultat 1-0 ndaj Leedsit falë golit të sulmuesit Armando Broja.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja golin e fitores e shënoi në minutën e 53’.

Ky ishte goli i parë i Brojës në Premierligë.

Pas kësaj fitoreje Southamptoni ngjitet në vendin e 15-të me 7 pikë.