VIDEO- Pjesë e parë e çmendur mes Liverpoolit dhe Milanit, shënohen tre gola dhe një penalti e humbur

Kanë përfunduar 45 mintuat e parë të ndeshjes Liverpool – Milan, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Liverpooli e nisi ndeshjen furishëm duke kaluar në epërsi në minutën e 9’.

Vendasit kishin mundësi që ta dyfishonin epërsinë me Salahin i cili e humbi penalltinë në minutën e 14’, pasi portieri i Milanit e priti goditjen e tij.

Ante Rebic e barazoi rezultatin në minutën e 42’.

Golin e epërsisë e shënoi Brahim Diaz në minutën e 44’.