VIDEO - Momenti simpatik i Xherdan Shaqirit, tenton të kapet në transversale, por rrëzohet dhe bie në rrjetë

Xherdan Shaqiri luajti për 90 minuta në fitoren e Lyonit të enjten ndaj Spartës së Pragës në kuadër të Ligës së Europës.

Lyoni në këtë ndeshje shënoi fitore me rezultat 3-0. Nga ajo ndeshje një veprim i Xherdan Shaqirit është bërë viral, pasi sulmuesi anësor humbi një mundësi të mirë në pjesën e dytë, goditjen e të cilit e priti portieri i portugezëve.

Pas rastit të humbur, Shaqa u përpoq të kapej në traversë për ta ndalur hovin që mos ta qonte në rrjetë. Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit nuk arriti të kapej në shtyllë dhe u rrëzua në rrjetë.