VIDEO - Momenti kur mjekët duartrokiten pasi ia shpëtuan jetën tifozit të Newcastle Unitedit

Përballja ndërmjet Newcastle dhe Tottenhamit të dielën mbrëma pati një moment shqetësues në përfundimin e pjesës së parë.

Mbrojtësi i krahut Sergio Reguilon vrapoi te gjyqtari për t’i treguar se ndeshja duhej të ndalohej pasi një tifoz kishte rënë në pa ndjenja në tribuna.

Gjyqtari i ndeshjes i tregoi mjekëve që të shkonin drejt tribunave për të intervenuar.

Mesfushori Eric Dier informoi mjekun Tom Prichard me atë se çfarë po ndodhte.

Prichard shkoi direkt në tribuna së bashku me kolegun e tij për t’i tifozit i cili kishte pësuar sulm në zemër.

Stafi mjekësor i Totenhamit i bën PCR-në tifozit të Newcastles duke bërë me dije se ai duhej të dërgohej me urgjencë në spital.

Nga spitali njoftuan se tifozi kishte shpëtuar falë reagimit të shpejtë nga lojtarët dhe stafi mjekësor i Tottenhamit.