VIDEO - Momenti kur Joao Felix ndëshkohet për disa sekonda me dy karton të verdhë dhe përjashtohet nga loja

Atletico Madridit nuk i shkoi mirë ndeshja ndaj Athletic Bilbaos duke barazuar me rezultat 0-0.

Vendasit mbeten me një lojtar më pak në minutën e 78’ pasi sulmuesi portugez Joao Felix u ndëshkua me karton të kuq.

Felix u inkuadrua në lojë në minutën e 60’ në vend të Correas.

Portugezi u ndëshkua me dy karton të verdhë brenda disa sekondave për shkak të protestave.