VIDEO – Messi shkëlqen në fitoren e Parisit ndaj Leipzigut

Paris Saint-Germain ka shënuar fitore me rezultat 3-2 ndaj Leipzigut, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Kylian Mbappe e hapi serinë e golave duke i kaloi francezët në epërsi.

Andre Silva i barazoi shifrat në minutën e 28’.

Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 57’ me Mukielen.

Lionel Messi e barazoi rezultatin në minutën e 67’.

Për 3-2 shënoi përsëri Messi nga penalltia në minutën e 74’.

Argjentinasi shënoi me ‘panenka’ nga penalltia.

Mbappe e kishte mundësinë që të shënonte për 4-2, por e humbi penalltinë në minutën e 90+4’.

Pas kësaj fitoreje Parisi pozicionohet në vendin e parë me shtatë pikë.

Ndërsa, Leipzigu në vendin e katërt me zero pikë.