VIDEO - Klopp me reagim epik pas golit mahnitës të Salah ndaj Watford

Sulmuesi i Egjiptit Mohamed Salah ka vazhduar me formë të mirë te Liverpooli.

Salah shënoi një supergol në fitoren 0-5 të Liverpoolit ndaj Watfordit.

Sulmuesi anësor e shënoi golin e katërt për “Redsat” në minutën e 54’, duke e lënë trajnerin Jurgen Klopp me gojë hapur.

29 vjeçari në këtë sezon nga 8 paraqitje i ka shënuar shtatë gola dhe katër asistime në Premierligë duke e konfirmuar formën e mirë të tij.