VIDEO - Goli i Xherdan Shaqirit ndaj Spanjës

Zvicra dhe Spanja kanë shkuar në vazhdime, pasi ndeshja e rregullt ka përfunduar me rezultat 1-1.

Kjo ndeshje është duke u luajtur në kuadër të çerekfinales në “Euro 2020”.

Golin e vetëm për Zvicrën e shënoi Xherdan Shaqiri në minutën e 68’.

Shaqiri në këtë ndeshje ishte kapiten dhe u zëvendësua në minutën e 81’.

Fituesi i kësaj ndeshje do të takohet me fituesin e ndeshjes Belgjikë – Itali.