VIDEO - Duartrokitje në nderim të Eriksenit në ndeshjen Danimarkë – Belgjikë

Minuta e 10-të në ndeshjen Danimarkë – Belgjikë iu është kushtuar mesfushorit danez, Chritian Eriksen. Ndeshja u ndërpre për një minutë duke duartrokitur të gjithë të pranishmit që ishin në stadium për nderë të Eriksenit.

Eriksen e mban numrin dhjetë te Danimarka dhe për këtë arsye është ndërprerë loja në minutën e 10-të për nderë të mesfushorit të Interit i cili pësoi sulm në zemër në ndeshjen ndaj Finlandës.

Të gjithë tifozët janë të veshur me fanella të kuqe të Danimarkës për nderë të Eriksenit.