VIDEO - Crvena Zvezda pritet në Qipro me thirrjet: “Kosova është Serbi”

Lojtarët e skuadrës serbe nga Beogradi, Crvena Zvezda janë pritur nga tifozët e Apoel Nicosias me kore nacionaliste dhe raciste.

Skuadra serbe është pritur në kryeqytetin qirprot nga tifozët e Apoelit me thirrjet “Kosova është Serbi”.

Edhe pse kjo ndeshje luhet në Ligën e Kampionëve dhe është e organizuar nën logon e UEFA-s, koret nacionaliste dhe raciste në drejtim të Kosovës nuk janë ndalur nga tifozët qipriot të cilët duket se i kanë pëlqyer futbollistëve serb.

Vet klubi serb ka postuar një foto me banerin ku shkruan “Kosova është Serbi”, duke i përgëzuar tifozët qipriot për këtë gjest të bërë.

Ky veprim i skuadrës serbe është një skandal i vërtetë i cili duhet të ndëshkohet nga UEFA.