VIDEO - Bersant Celina ia siguron fitoren Ipswichit në sekondat e fundit të ndeshjes

Ipswichi ka shënuar fitore me rezultat 2-1 ndaj Fletwoodit, në kuadër të League One.

Vendasit kaluan në epërsi me Chaplini në minutën e 49-të.

Bersant Celina u inkuadrua në lojë në minutën e 65-të.

Mysafirët e barazuan rezultatin në minutën e 82-të me Mortonin.

Golin e fitores e shënoi futbollisti i Kosovës Bersant Celina në minutën e 90+3.

Pas kësaj fitoreje Ispwichi pozicionohet në vendin e 10-të me 20 pikë.