VIDEO – Arsenali shpëton nga humbja në sekondat e fundit të ndeshjes

Arsenali ka barazuar me rezultat 2-2 ndaj Crystal Palaces, ndeshje e vlefshme për xhiron e tetë në Premierligë.

Aubamyang i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 8’.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për “Topçinjtë”.

Mysafirët e barazuan rezultatin me Benteken në minutën e 50’.

Eouard shënoi për 1-2 në minutën e 73’.

Golin e barazimit e shënoi Alexandre Lacazette në minutën e 90+5’ duke e shpëtuar Arsenalin nga humbja.

Pas këtij barazimi Arsenali pozicionohet në vendin e 12-të me 11 pikë.

Ndërkaq, Crystal Palace në vendin e 14-të me tetë pikë.