VIDEO - Armando Broja shënon gol në barazimin e Southamptonit ndaj Burnleyt

Southamptoni ka barazuar me rezultat 2-2 ndeshje e vlefshme për xhiron e nëntë në Premierligë.

Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja ka bërë një paraqitje të mirë në ndeshjen e sotme duke shënuar gol.

Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 13-të me Cornetin.

Livramento i barazoi shifrat në inutën e 41-të.

Armando Broja i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 50-të pas asistimit të Diallos.

Cornet i barazoi shifrat në mituën e 57-të.

Ky ishte goli i dytë radhazi për sulmuesin 20 vjeçar nga Shqipëria, pasi në xhiron e kaluar e shënoi golin e fitores ndaj Leedsit.