VIDEO: 19-vjeçari Fisnik Asllani debuton në Bundesligë, ëndërron Kosovën dhe Barcelonën 

Sulmuesi kosovar, Fisnik Asllani debutoi me skuadrën gjermane Hoffenheim ndaj Leipzigut javën e kaluar.

Asllani debutoi në Bundesligë si 19-vjeçar duke iu bashkuar listës së futbollistëve shqiptarë që lanë gjurmë në futbollin gjerman.

19-vjeçari nga Prishtina ka rrëfyer për debutimin e tij në Bundesligë dhe gatishmërinë e tij për luajtur për Kosovën.

“Emocione shumë të mira kanë qenë, shumë jam gëzu që familjen time e kam bërë krenar edhe jam gëzu shumë se kur ja kom nis me lujt futboll qekjo ka qenë ëndrra ime, këtë ëndërr e kam realizu edhe kom prit qet sezon me debutu se vitin e kaluar kam qenë i lënduar, sivjet e kom nis sezonin shumë mirë, tani kom pas një lëndim dhe u dasht me pauzu tre muaj, amo tasht ia kam nis prapë dhe e kam bërë debutimin te ekipi i parë” thotë Fisnik Asllani.

“Unë si 6 vjeçar ia kam nis te BFC Dynamo, babai im është fans i futbollit, luan vet, ka luajtur vet. Gjithmonë mua më kah ndihmuar nga ana e futbollit, gjithë ka ushtru me mu, ka luajtur me mu. Babi m’i ka tregu hapat e parë për futboll edhe tani përmes babit ja kam nis me lujt futboll”, potencon futbollisti i Hoffenheimit.

Asllani në fillimet e tij nuk kishte menduar se do të bëhej futbollist profesionist.

“Kur jam kanë i vogël nuk i kam menduar këto gjëra, sepse kam luajtur vetëm përçef edhe tani babi m’ka shti me lujt. Tani dikur e kam pa se po di me lujt edhe tani t’u u rritë e kam pa se muj me lujt edhe shkojsha ma shumë në ushtrime edhe e shihsha se kam talent. E gjithë familja ime më kanë tregu se duhet me punu shumë për me e arritë këtë gjë, tani dikur edhe unë e kam pasur ëndërr që me debutu te ekipi i parë në Bundesligë”, zbulon ai.

Priti 13 vjet për të debutuar për herë të parë në njërën prej ligave më të forta në botë.

“Emocionet kanë qenë shumë të mirë, e gjithë familja ime janë gëzu shumë që e kam bërë debutimin, e kanë pritë shumë këtë moment që 13 vite jam duke luajtur futboll e këna prit qet moment me bo debutimin edhe më në fund e kena realizu këtë ëndërr  e tasht po shikojmë me bo sa më shumë lojëra”, tregon për KALLXO.com Fisnik Asllani.

19-vjeçari nga Prishtina, 1.88 metra i gjatë thotë se ndjek shembullin e Leëandoëskit, derisa ëndërron të luaj për Barcelonën.

“Njëherë po du me i bo hapat e parë te Hoffenheimi me i bo sa më shumë lojë. Klubin që e preferoj është Barcelona, kam dëshirë me lujt për Barcelonën se e dua këtë klub prej se ja kam nis me lujt futboll. Idoli im është Robert Leëandoëski i Bayernit, mua shumë më pëlqen si lojtar se unë pak luaj edhe si ai edhe qeky lojtar më së shumti më pëlqen”, thotë 19 vjeçari nga Prishtina.

Fisnik Asllani ka qenë më herët pjesë e Kombëtares së Kosovës, por edhe e Gjermanisë, por ëndrra e tij është fanella e “Dardanëve”.

“Unë kam luajtur njëherë për Kosovën U17 për kualifikime edhe i kam luajtur pesë lojë. Tasht është puna, menaxheri im dhe babi im janë në bisedime me Kosovën e tasht t’ia lëjmë kohës. Secili fëmijë shqiptar ka dëshirë me lujt për shtetin e vet nga i ka prindërit edhe qashtu jam, jam krenar që jam shqiptar edhe tasht ta shikojmë t’ia lëjmë kohës. Babi im dhe menaxheri im janë në bisedime tasht te kshyrim”, tregon ai.

Ndonëse është i zënë me karrierën e tij, Fisniku thotë se i përcjellë të gjitha ndeshjet e Kosovës.

“Secilën lojë të Kombëtares së Kosovës e shikoj, tasht ta shikojmë njëherë, njëherë t’i bëj hapat e parë te Hoffenheimi t’i bëj disa lojë edhe tani ta kshyrim”, thotë Fisnik Asllani.