Vetëm 15 mijë tifozë do të lejohen në stadiumet gjermane

Fansat e futbollit të Gjermanisë kanë marrë një lajm jo të mirë nga Qeveria gjermane.

Për shkak të rrezikut nga situata e coronavirusit, maksimumi i tifozëve të pranishëm në ndeshjet e futbollit në Gjermani do të jetë 15 mijë.

Qeveria gjermane ka thënë se vetëm 50 % e kapacitetit të stadiumit mund të përdoret në stadiume.

Në ambientet e mbyllura lejohen të jenë të pranishëm vetëm 5 mijë tifozë.