Vertonghen mund të përfundoj në Serie A

Qendërmbrojtësi belg, Jan Vertonghen do të mbetet lojtar i lirë pas përfundimit të këtij sezoni, pasi i përfundon kontrata me Tottenhamin.

Vertonghen iu ka bashkuar londinezëve në vitin 2012 nga Ajaxi.

Tuttosport, shkruan se 32 vjeçari pritet të ndërroj ambient në afatin kalimtar të verë.

Për mbrojtësin belg, ka shfaqur interesim skuadra italiane, Inter.

Inter pritet t’i ofrojë kontratë dy vjeçare me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Nëse Vertonghen, transferohet në Inter, do ta gjente Romelu Lukakun, që kanë raporte të mira te kombëtarja e Belgjikës.