Verona i dëshiron më shumë se 25 milionë euro për Marash Kumbullën

Qendërmbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla është duke bërë një sezon fantastik me Hellas Veronën në Serie A.

Për mbrojtësin 20 vjeçar,, kanë shprehur interesim klube europiane si Napoli, Inter, Chelsea, Fiorentina, Manchester United, RB Leipzig, PSG, Everton, Lazio, Tottenham dhe Eintracht Frankfurt.

Mediat italiane kanë shkruar se këto klube janë të gatshme që t’i paguajnë 25 milionë euro për Kumbullën.

Drejtori sportiv i Veronës, Tony D’amico, ka thënë për Sky Sport Italia, se Kumbulla vlen më shumë se 25 milionë euro.

“Ai vlen më shumë se ajo shumë. Ne jemi duke folur për një super mbrojtësi i cili është duke pasur një sezon të shkëlqyer për moshën që e ka. Ai do të ketë shumë oferta në tavolinë, por është herët të flasim për këtë gjë tani”, ka thënë D’Amico.