Zhgënjen Prishtina, barazon me Flamurtarin (FOTO)

Prishtina e drejtuar nga Mirel Josa, e ka nisur sezonin në mënyrë të keqe, pasi ka barazuar me Flamurtarin me rezultat 1-1.

Flamurtari e befasoi Prishtinën në minutën e 2’, kur Agron Bruqi shënoi për 1-0.

Prishtina arriti që shumë shpejtë ta barazoj rezultatin me sulmuesin Ahmed Januzi në minutën e 15’.

Deri në fund të ndeshjes Prishtina e kërkoi me ngulm golin e fitores, por nuk ia arriti qëllimit.