Vedat Muriqi: Më kishte munguar Kombëtarja e Kosovës

Vedat Muriqi është rikthyer te Kombëtarja e Kosovës me gol, duke shënuar në humbjen e “Dardanëve”, me rezultat 2-1, në miqësoren ndaj Shqipërisë.

Pas ndeshjes ka folur Vedat Muriqi, duke thënë se u ndje mirë me rikthimin e tij te Kosova, ai thotë se e kishte marrë malli për fanellën e “Dardanëve”.

“Me të vërtet u ndjeva shumë mirë. Më kishte marr mali për fanellën dhe shokët e skuadrës. Më ka munguar kombëtarja shumë. Jam duke e marr vetëm fizikisht dhe psikologjikisht. Në ndeshjet e ardhshme do të jetë Vedati më i mirë”, ka deklaruar Vedat Muriqi.

Sulmuesi i Lazios, ka deklaruar se në humbjet e Kosovës ka ndikuar situata e krijuar nga pandemia COVID-19.

“Humbjet? Ka ndikuar edhe COVIDI, ka ndikuar në të gjithë botë. Nëse e merr ndeshje për ndeshje, nuk ishim të kujdesshëm dhe na munguan tifozët. Edhe pse janë 12 mijë veta na ndihemi shumë mirë dhe e nxjerr luanin që e kemi brenda vetës në fushë. Shpresoj t’i kthehemi fitoreve më shpejt”, ka thënë sulmuesi shtatëlartë.