Llapi e nis furishëm kampionatin, fiton me lehtësi ndaj Vushtrrisë (FOTO)

Llapi ka shënuar fitore të thelle me rezultat 4-1, ndaj Vushtrrisë.

Fillimisht ekipi i drejtuar nga Tahir Batatina u gjend në disavantazh në minutën e 20’’ pasi Jasmin Raboshta i kaloi mysafirët në epërsi.

Golin e barazimit Llapi e gjeti në minutën e 64’ me zëvendësuesin Enis Zabergja.

Për golin e epërsisë përsëri shënoi Enis Zbërgja në minutën e 78’.

Për 3-1, shënoi përsëri një zëvendësues tjetër, ai ishte Arbnor Ramadani.

Sulmuesi Labinot Osmani shënoi në minutën 90+1’ për rezultatin përfundimtar, edhe Osmani u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë.