Feronikeli e mposht Drenicën me lehtësi (FOTO)

Kampioni aktual i Superligës, Feronikeli, e ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme duke e mposhtur Drenicën me rezultat 4-1.

Vendasit epërsinë e parë e arritën me Kastriot Rexhën në minutën e 41’.

Jean Carioca Da Silva në minutën e 53’ e dyfishoi epërsinë.

Për 3-0, u përkujdes Kastriot Rexha në minutën e 67’.

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Diar Prokshi në minutën e 83’.

Për rezultatin përfundimtar shënoi transferi i ri Besmir Bojku në minutën e 88’.