FC Vjosa: Tifozët e Fushë Kosovës sulmuan lojtarët tanë (VIDEO)

Gjatë ditës së sotme shpërtheu dhuna në Ligën e Dytë të Kosovës në ndeshjen Fushë Kosova – Vjosa.

Kjo ndeshje u ndërpre nga gjyqtari i ndeshjes Patriot Fazliu, pas rrahjes që filloi nga të dy skuadrat ndërmjetvete.

Skuadra e Vjosës që ishte mysafire në këtë ndeshje, ka dalë me komunikatë zyrtare duke thënë se ata u sulmuan nga tifozët gjatë lojës së sotme duke i detyruar të tërhiqen nga loja.