Driton Kuka: Sportistët tanë shumë të dobët, nuk shkohet për shëtitje e foto në Baku

Trajneri  i Kombëtares së Kosovës në Xhudo Driton Kuka është shprehur i zhgënjyer me sukseset e sportistëvë të rinj në Lojërat Eurpoiane që janë duke u mbajtur në Baku.

Kuka ka thënë se është alarmante që garuesit e rinj nuk po ndërtohen si duhet në Kosovë.

Ai thotë se në sport garuesit duhet të japin 100% e jo të duke i shpeshtuar të dalurat.

Më poshtë mund të lexoni reagimin e plotë të Driton Kukës në rrjetet sociale:

Në Baku po mbahen EYOF ose Lojërat Evropiane për të rinj …
Gara këto të sportistëve të rinj 14-18 vjeç
Deri sot performancë e dobët e krejt sportistëve në të gjitha sportet përfshi edhe Erzen që llogaritej favorite për medalje …
Kjo është alarmante se garuesit e rinj spo ndërtohen si duhet në Kosovë.
Për tjerat sporte se di por për Erzen e edhe disa garues të ekipit tim saktësisht e di shkakun dhe arsyen e paraqitjes shumë të dobët!
Sporti Kulminant don jetë Sportive 100 për qind përfshi këtu edhe daljet e shpeshtuara duke zvogëluar kështu fokusin për gara serioze!
Përgjegjësi do kërkoj nga secili veç e veç,në ekipin tim!
Prezentimi i shtetit don përgjegjësi e jo të shkohet në gara për shetitje e fotografi!
Deri në fund të EYOF ka ende garues,të shpresojmë …
Çdo federatë e trener merrini përgjegjësitë e mos i bani qef vetes se kryhet gara e çdo send harrohet,këtu po i përfshij edhe njerëz në stafin e trenerëve në ekipin tim e patjetër edhe unë dua të marr përgjegjësitë e mia.