Vëllaznimi triumfon ndaj Prishtinës në kryeqytet

KB Vëllaznimi ka befasuar Prishtinën duke e mposhtur në kryeqytet me rezultat 74-86, në kuadër të xhiros së 20-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshjen e nisën më mirë mysafirët duke e fituar çerekun e parë me rezultat 13-19.

Çereku i dytë ishte i barbartë 24-24, për të shkuar në pushim me shifrat 37-43.

Gjakovarët luajtën mirë edhe në çerekun e tretë duke e fituar me rezultat 21-24.

10 minutëshi i fundit i takoi mysafirëve 16-19, për ta mbyllur ndeshjen me rezultat 74-86.

Te Sigal Prishtina u dalluan Nigel Johnson me 20 pikë e tetë asistime dhe Tevin Mack me 25 pikë e gjashtë kërcime, kurse te Vëllaznimi më të dalluarit ishin Emmanuel Emogbo me 36 pikë e 15 kërcime dhe Ty Nichols me 26 pikë e gjashtë asistime.

Sigal Prishtina ka gjashtë fitore dhe 14 humbje, kurse Vëllaznimi pesë fitore dhe 15 humbje.