Foto: KALLXO.com

Vedat Muriqi nuk do t’i bashkohet Kosovës për tri ndeshjet e ardhshme

Kombëtarja e Kosovës pritet të ketë shumë mungesa për ndeshjet e nëntorit.

Deri tani janë konfirmuar se Milot Rashica dhe Leart Paqarada, nuk do të jetë pjesë e “Dardanëve”, për ndeshjet ndaj Shqipërisë, Sllovenisë dhe Moldavisë.

Një vendim i ri i autoriteteve lokale italiane, nuk do t’i lejojë lojtarët e Fiorentinës, Genoas, Interit, Lazios, Romës dhe Sassuolos, që t’i bashkohen kombëtareve të tyre për ndeshjet e nëntorit, pasi karantina do të jetë e detyrueshme në qoftë se vetëm një lojtar rezulton pozitiv

Këtë lajm e ka konfirmuar gazetari italian Tancredi Palmeiri i BeinSport.

Ky vendim do t’ia pamundësoj Vedat Muriqit, që t’i bashkohet Kosovës për ndeshjet e nëntorit.

KALLXO.com, ka kërkuar përgjigje nga menaxheri i Kosovës, Bajram Shala, i cili nuk është përgjigjur për këtë çështje.

Vedat Muriqi sot ka qenë startues në barazimin e Lazios 1-1, ndaj Juventusit.