Vedat Muriqi: Ndaj Gjeorgjisë dalim për fitore
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ka folur para ndeshjes ndaj Gjeorgjisë.
Kosova do të takohet me Gjeorgjinë të martën në Prishtinë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.
Vedat Muriqi ka bërë të qartë se Kosovë kërkon fitore ndaj Gjeorgjisë.
“Ndaj Gjeorgjisë dalim për fitore, por normalisht që duhet të japim më të mirën. Po ashtu pres të kemi paraqitje më të mirë sesa ndaj Suedisë dhe besoj që jemi të gatshëm. Atmosfera është shumë e mirë brenda ekipit, njihemi me njëri tjetrin dhe vazhdimisht jemi bashkë”, është shprehur Muriqi.
Ai ka shtuhet se duhet të jenë pozitiv dhe të presin deri në fund.
“Ne duhet ta përkrahim njëri tjetrin deri në momentin e fundit. Duhet të jemi pozitivë dhe të presim deri në fund”, ka shtuar sulmuesi i Lazios.