Vedat Muriqi: Me Çekinë është ndeshje vendimtare (Foto)

Kombëtarja e Kosovës sot e ka mbajtur stërvitjen e tretë në stadiumin “Fadil Vokrri”, përpara ndeshjes ndaj Çekisë. “Dardanët”, do të përballen me 7 shtator me Çekinë, prej orës 15:00.

Ndërsa pas stërvitjeve është deklaruar Vedat Muriqi dhe Florent Hadergjonaj.

“Faktikisht besoj se Çekia test pak më i fortë deri me tani ka ekip të mirë. Është me tepër se vetëm një test. Kemi mjaft mungesa, por kemi një grup që mund t’i përballojmë këto mungesa. Po përgatitemi maksimalisht që të jemi plotësisht të gatshëm. Mendoj se me Çekin, ndeshje vendimtare me fitore këtu kalojmë me shumë se gjysmën e rrugës”, ka thënë Vedat Muriqi.