Vedat Muriqi i pandalshëm, i shënon dy gola për Fenerbahçen (VIDEO)

Fenerbahçe e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi 2-1, ndaj Kasimpasporit, ndeshje e vlefshme për xhiron e 11-të në Superligën e Turqisë.

Të dy golat për Fenerin i ka shënuar sulmuesi kosovar Vedat Muriqi.

Muriqi shënoi për 1-0, në minutën  e 6’ nga penalltia.

Mysafirët e barazuan rezultatin në minutën e 37’ me Khalilin.

Por, për rezultatin 2-1, u përkujdes përsëri Vedat Muriqi në minutën e 44‘.

PËR T’I PARË GOLAT E VEDAT MURIQIT KLIKONI KËTU.